Selam Alejkum,
Antarësohuni edhe ju dhe jepni kontributin tuaj në Qendrën Kulturore për Integrim “ IKRA”. Me këtë ju nuk i ndihmoni vetëm Xhamisë, por
edhe vetvetës, duke siguruar kështu mirëmbajtjen dhe funksionimin e një institucioni i cili bën çdo gjë për ruajtjen e identitetit fetarë
dhe kombëtarë.
Antarësohuni, jepni kontributin tuaj dhe hyni në grupin e atyre për të cilët Allahu i Madhërishëm në Kur’an thotë:
“E drejtë e përkujdesjes së Xhamive të Allahut është vetëm e atij që i ka besuar Allahut dhe ditës së fundit e që
e fal namazin, jep zeqatin e nuk i frikësohet askujt pos Allahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit.”
(Sureja Et-
Tevbe, ajeti 18)
“Shembulli i pasurisë së atyre që japin në rrugën e Allahut, është si një kokërr që i mbanë shtatë kallinjë, në
secilin kalli njëqind kokrra. Allahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, Allahu është Bujar i madh
dhe i di qëllimet.”
(Sureja El-Bekare, ajeti 261)
Ne e lusim të Lartmadhërishmin që juve dhe familjen tuaj t’ju shpërblejë për kontributin tuaj dhe t’ua pranojë lutjet tuaja.
Me nderime, Esselamu Alejkum.
Kryesia e Qendrës Kulturore për Integrim “ IKRA” Mynih
Shkarkoni Ketu Formularin per Antarsimin Tuaj...